TIRANE- Pak pas mbylljes së protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë ‘bilancet’, ndërsa nuk ka nguruar që të zgjedhë edhe foton e vitit.

Ai ka shkëputur mes qindra imazheve të kapura sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Kryeministrisë, një foto, ku shfaqet një simpatizant i PD-së, që ka ‘gdhendur’ në kokë me bojë blu inicialet e Partisë Demokratike. “Fantastike, foto e vitit!! sb”, shkruan Berisha në profilin e tij në ‘Facebook’.
Berisha
Konkretisht bëhet fjalë për një personazh të quajtur në media ‘Ujku i Cërrikut’
Kujtojmë se “Ujku i Cërrikut” u bë i famshëm gjatë daljeve të tij në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit, Arjan Çani, ku sulmonte personazhe të tjera karizmatikë si Lekë Plepi.
protestuesi-i-vecante-i-PD-5
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb