Demokrati Ervin Salianji ka reaguar nga qelia 6, në lidhje me protestën e Partisë Demokratike. Salianji shprehet se Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë së zhvilluar e demokratike.

Salianji deklaron se qeveria kujdestare është zgjidhja për të pasur zgjedhje të lira e demokratike.

“Reagim nga qelia nr.6/ Edi Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës sot, por ka bllokuar rrugën e Shqipërisë së zhvilluar dhe demokratike.

Shkalla e kontrollit dhe diktatit që ushtron mbi çdo institucion, mbi publiken dhe privaten shkon në nivelin e autokratucëve që janë nen efektin permanent të paranojes dhe frikes për humbjen pushtetit privilegjeve dhe imunitetit para drejtësisë.

Me sundimin e tij Edi Rama ka asgjesuar zgjedhjet e lira, institucionet e pavarura çka ka sjellë rrënim të shtetit të së drejtës të lirive dhe garancive, të gjitha të replikuara nga çizmja me humor të luhatur e një individi. Vullneti i tij ka zëvëndësuar ligjin dhe ka prodhuar padrejtësi, pabarazi dhe ka larguar mijëra qytetarë.

Qeveria kujdestare është themeli për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme e më pas për të ndërtuar institucionet e pavarura e për tē rikthyer normalitetin demokratik. Shqipëria nuk është pronë dhe as çiflig i bandave kriminale, as skotēs qeveritare, ato dhe padroni i tyre janë fatkeqësia e Shqipërisë!”, shkruan Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb