Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ina Qirjo, ka komentuar protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 11 korrik.

Xhafo theksoi se tubimet e opozitës nuk çojnë në përmbysje të pushtetit. Gazetari shtoi se jemi në vit zgjedhor dhe se PS ka nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet e të njëjtën gjë duhet ta bëjë PD-ja. Më tej, gazetari Xhafo vlerësoi se politikanët opozitarë nuk janë koherentë.

Endri Xhafo: Protestat e PD nuk çojnë në përmbysje të pushtetit. PD duhet të karikojë njerëzit. Jemi në vit zgjedhor. PS ka nisur punën, ndërsa PD ka qenë e angazhuar më tepër për zgjidhjen e çështjes së vulës. Edhe Partia Demokratike duhet të përgatitet për zgjedhjet. PD mund të ketë kandidat për kryeministër, që nuk është domosdoshmërisht kryetari i Partisë Demokratike. Sali Berisha është kryetari i Partisë Demokratike.

Zonja Malltezi nuk e përjashton pjesëmarrjen e saj në politikë. Kjo varet nga rrjedha që do të marrë çështja e Sali Berishës dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi. Këto fjalë i ka thënë vetë Malltezi. Berisha do të jetë kryetari i PD deri në vitin 2025. Ka qenë Gazment Bardhi që kohë më parë thoshte “babi i Xenit”, ndërsa sot thotë kryetar i PD. E shoh të vështirë që Basha të bëhet bashkë me Berishën, së paku jo së afërmi. Ka shumë që besojnë se Basha ishte pakti i Berishës për të ardhur në pushtet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb