TIRANA

Fillojnë shoqërimet e para për protestën e pestë në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës. Pikërisht, protestuesit u shoqëruan kur u afruan tek Drejtoria e Policisë Tiranë.

Janë të paktën 6 qytetarë që janë shoqëruar, shumica prej tyre të rinj. Protesta e sotme filloi paqësisht, por tek Drejtoria e Policisë së Tiranës pati një episod ku pati gjuajtje me gurë dhe mbi protestuesit u hodh gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga autoboti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb