GJERMANI

Protesta e studentëve ka marrë jo vetëm vëmendjen e mediave shqiptare e rajonale, por së fundmi në edicionin qendror të lajmeve televizioni gjerman “ZDF” ka transmetuar kërkesat e studentëve dhe mendimet e disa analistëve nga Shqipëria.

Në kronikën e gjatë të televizionit “ZDF” është trajtuar  thellësisht kauza e studentëve, shqetësimet e tyre, si dhe kushtet e vështira në të cilët jetojnë.

Grupi i xhirimit të televizionit “ZDF” është shoqëruar në ambientet e  konvikteve nga studenti, Igli Tola, ndërsa prej aty gjigandi mediatik gjerman ka transmetuar pamjet. Studentët sot janë rikthyer sërish në shesh pas pushimeve të fund vitit duke kërkuar plotësimin e 9 kërkesave nga qeveria.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb