TIRANË

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Ata sot kanë hyrë në ditën e dhjetë me radhë duke kërkuar me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria, ndërsa  siç shprehen  vetë studentët, nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar  më parë të 8 pikat.

Gazetari i “BalkanWeb” dhe News 24 , Erjon Skëndaj po e ndjek nga afër protestën e studentëve para godinës së kryeministrisë, por gjatë raportimin “Live” një person ka tentuar ta pengojë në përçimin e informacionit, por më pas gjithçka u mbyll pa asnjë problem.

Gazetari u shpreh se kjo situatë dhe konkretisht ky person prej ditësh tenton të pengojë punën  e mediave dhe të gazetarëve gjatë raportimi të tyre.

Gjatë ditës së nesërme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe për këtë, Skëndaj  tregoi disa skenarë të mundshëm se ku mund të protestohet dhe si do të jetë numri i tyre, duke marrë në shqyrtim se nesër është ditë pushimi dhe shumë studentë shpërndahen nëpër rrethe.

“Një person që nuk ka lidhje me protestën ndërhyn sa herë që flasin mediat përpiqet që t’i pengojë në raportimin e tyre . Për protestën dhe vendin ka  shumë ide, një pjesë e studentëve shprehet se do të protestojnë  nesër tek Zogu i Zi, por kjo ide duket se ka ra poshtë.  Një grup tjetër shprehet  se nuk  ka punët me rrugët, por kauza e tyre është tek kryeministria. Thirrje  mbarkombëtare ka, por jo organizime mirëfilli. Shumë studentë shkojnë në shtëpi për të siguruar ushqimin e javës. Në fundjavë kishte shumë protestues”, shtoi Skëndaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb