TIRANË

Gazetari Erjon Skëndaj tha se studentët ndihen të kërcënuar, por një pjesë e tyre janë të gatshëm të përshkallëzojnë protestën e tyre duke shkuar deri në grevë urie.

Nga vëzhgimet e bëra në terren, gazetari Skëndaj i pranishëm në emisionin “Kjo Javë” në News 24 u shpreh se studentët kanë patur presione nga familjarët e tyre teksa iu kanë kërkuar që të lënë protestën dhe të kthehen në shtëpi.

“Më ka ndodhur teksa prita të hyja në transmetimin live, kam qenë duke intervistuar, një vajzë largohet teksa pastaj më tha: Në lidhje që kishte bërë menjë televizion tjetër, familjarët i kishin thënë të kthehet në shtëpi. Vetë familjarët janë gjetur në presion në qytetin ku ata janë dhe u kanë bërë thirrje të shkonin në shtëpi.

Sot tek Ekonomiku gati kemi një grevë urie, nëse policia do të vijojë njësojë të veprojë do të kemi një grevë urie gati siç kemi parë tek të përndjekurit politikë. Studentët e shohin si opsion grevën e urisë për shkak të presionit që po i behën, për shkak të temperaturave të ulëta. Unë kam biseduar me studentë, ka një grup 20-50 vetash që janë të gatshëm për të hyrë në grevë urie.”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb