TIRANE

Zëvendësdekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjekmarkaj  ka komentuar protestën e pedagogëve, të cilët kërkojnë rrëzimin e Ligjit e Arsimit të Lartë. Në një prononcim për News 24, ai është shprehur se nëse kërkesat e pedagogëve nuk zgjidhen, çështja do kalojë te Gjykata Administrative.

“Ne jemi për ti mbështetur dhe jemi pas një vendimi unanim të marrë nga asambleja për të shprehur indinjatën tonë të përsëritur dhe thirrjen për arsye që i drejtohet qeverisë për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë, jo pse duam ne për tekë por për ti bërë një shërbim universitetit publik në Shqipëri, kemi harxhuar letër të bardhë pafund, por kjo u hodh poshtë nga qeveria. Nëse ai ligj nuk bie universiteti nuk do të ketë paqe.

I bëjmë thirrje qeverisë të mos harxhojë kohë me retorikë, por të flasë për kërkesat e studentëve. Kërkesat i janë drejtuar qeverisë, ne jemi thjesht solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson se studentët janë jashtë auditorëve, jemi këtu të kapim mësim dhe dije për sa kohë ata janë jashtë, nuk funksionon. UT do i drejtohet Gjykatës Administratave për të rrëzuar VKM-të se cenohet autonomia, pasi nuk lejojmë që universiteti te merret ne patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në show e radhës të Turbina.”, u shpreh ai, raporton Balkanweb.

Kujtojmë që pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë janë hedhur në një grevë njëditore, ndërsa kërkojnë plotësimin e disa kërkesave, përfshirë këtu abrogimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb