Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar protestën e nesërme të opozitës dhe sqaroi se kryeministria është mbuluar për shkak se mund të qëllohet me gurë.

Ai thotë se protesta e nesërme i takon politikanëve, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha të cilët siç tha janë në hall të madh. Balla shtoi se sa herë kanë protestuar qytetarët për hallet e tyre, qeveria ka reflektuar.

Nesër është protesta e madhe e opozitës, pse është rrethuar dera e kryeministrisë?
Balla: Nisur nga një prej protestave mos gaboj para 2 tre viteve kur në mënyrë vandale u dëmtua streha që është vepër arti e një artisti me famë botërore u mor kjo masë. Do e nisë Paloka në vend se me bojë mund të godasë me gurë.
Pse opozita ka arritur në pikën ku thotë populli do marrë në dorë fatin e tij…
Balla: Të flasësh në emër të popullit është diçka shumë e madhe, tani flasin ata që nuk e kanë shumicën e shqiptarëve më vete. 17 muaj më parë shqiptarët votuan që opozita të jetë pakicë. Për tu votuar duhen pritur zgjedhjet. Por ne të gjithë e kuptojmë që opozita është sot në hall të madh. Hallexhiu më i madh është Basha, se drejton një parti që ka degradur, parti që s’ka bërë asnjë përpjekje të riorganizojë strukturat.
Pse e ka organizuar opozita protestën?
Balla: Për sa kohë që janë zhytur në një vorbull pa lidership, se demokratët mendojnë që Lulzim Basha nuk mund ti sjellë në pushtet.
Ju thoni është në hall, nëse nesër do ketë pjesëmarrje masive do të thotë që edhe qytetarët janë në hall?
Balla: Ne do të dimë ti lexojmë protestat, i kemi lexuar kur protestën e bën populli. ishte kuptimplotë ajo e studentëve, a reflektuam ne? Pra ne dimë t’i lexojmë mesazhet e protestës. Sot që flasim bashkë të gjithë studentët janë në mësim për herë të parë në 20 vite kemi uljen më të madhe të tarifës. Nesër nuk është protestë e qytetarëve është e Monikës dhe e Lulit.
Nëse tentohet të hyhet në kryeministri, çfarë ndodh?
Balla: Unë i bëj thirrje çdo qytetari të mos bjerë pre e urdhrave qorre apo ndonjë lideri të skaduar dhe të bëhet një robot nën urdhrat e tyre, për të dëmtuar pronën e përbashkët publike. Të protestosh është e drejtë, të dëmtosh pronën publike dënohesh sipas Kodit Penal, pra ka ndëshkime. Unë ende besoj që edhe lidershipi i ngrehur kot duhet të distancohet dhe të heqë dorë nga këto thirrje.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb