Gazetari Arbër Hitaj në emisionin “Open” në News24 tha se opozita duket se po bën protesta thjesht për të plotësuar atë normën.

Hitaj tha se nuk mund të arrihet Qeveria teknike me 500 veta sepse kjo nuk arrihet. Ai tha se protestat po vijnë duke u dobësuar dhe mendoj se mesazhi është i qartë se kjo rrugë që ka zgjedhur opozita nuk është e duhura.

“Ka probleme shumë të dukshme në organizim, nuk kishte më shumë se 40-50 veta në çdo kryqëzim”, tha Hitaj.  Ai tha se po protestohet te bashkia prej disa muajsh, në një kohë që opozita nuk e ka betejën me Erion Veliajn, por me Edi Ramën. “A i do populli opozitar këto protesta, sepse nga informacionet që kam, kur z. Berisha njoftoi mbajtjen e sotme të protestës, askush nuk e dinte”, tha Hitaj.

Ndërkohë nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha se varieteti i protestave nuk ka munguar. Gjekmarkaj tha se absolutisht jo vetëm populli opozitar, por çdo qytetar që ndjen peshën e kësaj qeverie e do protestën. “Protesta ia arriti qëllimit”, tha Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb