Mbështetës të opozitës të mbledhur në oborrin e selisë së PD-së janë nisur drejt Kryeministrisë, atje ku në rreshtin e parë të rrethimit policor janë vendosur policë me skafandra dhe kokore, duke zhvendosur në këtë mënyrë efektivët e rendit.
Turma e mbështetësve udhëhiqet nga të rinjtë e FRPD-së, që mbajnë një banderolë, ndërsa pas ndodhen anëtarët e Kryesisë së PD, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të opozitës.
Gazetari i Neës24 Osman Stafa bëri të ditur se kreu demokrat Sali Berisha i ka kërkuar drejtuesve të opozitës që të jenë ata në krye të protestuesve, ndërsa u shpreh se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime politike.