Më datë 8 shkurt, ora 17:00 pritet që të mbahet protestë kombëtare e iniciuar nga Partia Demokratike.

Gazetari Osman Stafa raporton për News24 se Grupi Parlamentar i PD-së po mban një mbledhje, ku në shqyrtim janë një sërë çështjesh. Një nga temat që do të diskutohet është edhe e protestës, ku pritet të shtohet angazhimi nga strukturat për tubimin.

Tema të tjera që do diskutohen në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së do të jetë ajo për ngritjen e një grupi hetimor për Portin e Durrësit, heqja e mandatit për deputetin socialist Vullnet Sinaj, vota e diasporës etj.

Osman Stafa: PD ka lajmëruar se më 8 shkurt, ora 17:00 do të mbahet protestë kombëtare. Kjo do jetë një temë që do diskutohet në Partinë Demokratike. Strukturat e PD po përgatiten për protestë. Protesta vjen pas akuzave të Ahmetajt ndaj qeverisë. Ngritja e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit është çështje që do të diskutohet në PD. Partia Demokratike do diskutojë edhe për Vullnet Sinajn, duke kërkuar heqjen e mandatit të tij, pasi e akuzon për abuzim.

Një temë tjetër që do flitet në grupin parlamentar të PD-së do të flitet edhe për votën e diasporës. Është kërkuar që emigrantët të votojnë siç duhet në zgjedhjet e 11 majit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb