Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar ashpër në lidhje me protestën e organizuar nga Partia Demokratike, duke theksuar se qytetarët e kanë braktisur përsëri opozitën. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan: “Këta janë, kaq janë; populli i braktisi edhe një herë, si përherë!”

Braçe theksoi se situata nuk ka ndryshuar, duke sugjeruar se opozita vazhdon të përdorë taktika të dhunshme.

“A ka ndryshim? Mbase: nga përdorimi i forcës vdekjeprurëse të shtetit përmes armëve të zjarrit kundër protestuesve, në përdorimin e dhunës vdekjeprurëse përmes armës vrasëse,” shkruan Braçe.

“E ardhmja është në duar të qytetarëve që zgjedhin paqen dhe dialogun, jo dhunën,” përfundoi ai, ndërsa protesta e opozitës pritet të vijojë ende.

Reagimi i plotë:

KETA JANE, KAQ JANE; POPULLI I BRAKTISI EDHE NJE HERE, SI PERHERE! A KA NDRYSHIM? MBASE: NGA PERDORIMI I FORCES VDEKJEPRURESE TE SHTETIT PERMES ARMEVE TE ZJARRIT KUNDER PROTESTUESVE, TEK PERDORIMI I DHUNES VDEKJEPRURESE PERMES ARMES VRASESE MO…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb