Kur sot paralajmërohet një protestë masive para Kryeministrisë, studentëve të Tiranës do i bashkohen edhe kolegët e tyre nga rrethet. Gazetari Fatmir Popja raporton në një lidhje telefonike për ‘News24’ se rreth 200 studentë janë mbledhur Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ ndërsa do të nisen drejt Tiranës.

Ndërkohë, nga Shkodra Senad Nikshiqi raporton se drejt kryeqytetit janë nisur rreth 100 studentë. Po ashtu, e njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra tha për ‘BalkanWeb’ se grupe të veçanta studentësh janë nisur me autobusë drejt Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri

ELBASAN
Studentë e Universitetit Aleksandër Xhuvani bojktot auditoreve. Studentët u mblodhën para hyrjes kryesore të Universitetit. Pasi u mblodhën aty, ata marshuan rrugëve të qytetit ku iu bashkuan edhe maturantët për t’u silidarizuar me protestën e tyre. Më pas ata udhëtuan drejt Tiranës për t’u bërë pjesë e protestës para Kryeministrisë.


SHKODER
Ndërkohë gazetari Senad Nikshiqi raportoi për BalkanWeb se dhe studentët e Shkodrës janë nisur drejt Tiranës. Rreth 100 studentë vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor për t’iu bashkuar protestës tek Kryeministria. Një student ka paguar një autobus për të gjithë studentë.

KORCE
“Është një organizim i pavarur, studentët që kanë zgjedhur të shkojnë në Tiranë përdorin mjetet e tyre. Nuk kemi një numër të caktuar, pasi studentët nuk janë organizuar”, raportoi gazetarja Lorena Kodra.

GJIROKASTER
Gazetarja Brikena Metaj tha për ‘BalkanWeb’ se studentëve të Gjirokastrës u janë plotësuar disa pika nga kërkesat e tyre. “Përgjysmimi i tarifës nuk është pikë e kërkesave të studentëve të këtij qyteti, pasi aty çmimet janë më të ulëta. Ata kanë kërkuar kushte më të mira mësimdhënie. Studentëve u është premtuar që do rishikohen dhe kërkesa të tjera. Ndërkohë asnjë student nga Gjirokastra nuk do udhëtojnë drejt Tiranës, por mbështesin kauzën nga ky qytet”, tha ajo.

(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb