TIRANE

Tensionohet situata në bulevard ku Vetëvendosje dhe qytetarë të thirrur nga kjo forcë po protestojnë kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe kundër  kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.


Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se qytetarët kanë tentuar të hyjnë në bulevard dhe të marshojnë drejt sheshit Nënë Tereza por janë shtyrë me forcë nga policia. Protestuesit kanë akuzuar policinë se po bëhet palë me serbët.

“Vuçiç, Vuçiç jashtë nga Shqipëria”-shprehen protestuesit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: