Në reagime të njëpasnjëshme kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët në dialog, më qëllim sic është shprehur ai t’i japë përgjigje pozivite kërkesave të tyre, por për të shkuar edhe më tej. Rama ka ftuar studentët të bëhen bashkë në parlament, për të ngritur një urë komunikimi me ta.

Në fakt, dy prej kërkesave të tyre, përkatësisht :

  • Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
  • Si edhe dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë, kërkojnë mbledhjen e Parlamentit në seancë për ndryshimin e buxhetit të shtetit.

Mbledhja e Parlamentit është në dorë të maxhorancës dhe kryeministrit, por që përfshin edhe opozitën e cila për këtë cështje ka thënë se është e gatshme të hyjë në parlament. Një ditë më parë Kryemadhi, u shpreh se për kërkesat e studentëve kthehet në parlament, dhe është e gatshme të ‘ngrihet nga varri për të votuar’.

Një ditë më parë Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se po të ishte në vendin e Edi Ramës, do të kishte mbledhur qeverinë dhe parlamentin për të miratuar reformat e nevojshme që zgjidhin situatën e studentëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb