Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në News 24 komentoi situatën politike në vend.
Burimi theksoi se tubimet opozitare do të influencojnë qëndrimin e ndërkombëtarëve. Ai tha se CDU përgatiti një rezolutë masakruese për qeverinë e Shqipërisë. Sipas Burimit, qëllimi i opozitës është zhvillimi i zgjedhjeve të lira e demokratike.
“Protestat do të influencojnë qëndrimin e ndërkombëtarëve. Grupi parlamentar i CDU bëri një rezolutë masakruese për qeverinë shqiptare. Duhet qeveri teknike, që të kemi zgjedhje të lira. Këtë mund ta bëjnë vetëm ndërkombëtarët. Qëllimi i opozitës, të zhvillohen zgjedhje të lira”, tha Burimi.
Në lidhje me mandatin e Xhaçkës, Burimi vlerësoi se garant për mbrojtjen e Kushtetutës është GJK. Sipas tij, maxhoranca po jep shembull të keq, pasi i jep të drejta parlamentit më tepër sesa Gjykata Kushtetuese.
“Garant për mbrojtjen e Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese. Në një demokraci normale, ligji parashikon se interpretimet i bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Në demokraci, fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetuese. Gjyqësori i thotë Kuvendit që më sill çështjen Xhaçka dhe Kuvendi nuk jep okej. Ky është një skandal. Maxhoranca po jep shembull të keq, vendos parlamentin mbi GJK. Xhaçka pas 2-3 muajsh nuk do e ketë mandatin e saj. Çfarë e pengon SPAK që të bëjë hetime ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj. Nuk kuptojmë dot standardin e SPAK. Unë e paragjykoj Dumanin sot. Altin Dumani mori një çmim, që është shpikur nga Biden, ku Joe Biden vetë ka amnistuar djalin e tij. Çmimi nuk ka vlerë. Unë besoj Amerikën e drejtësisë, kur medalja t’i vendoset Dumanit nga kolegët e tij, nga prokurorët amerikanë e jo politikanët”, u shpreh Burimi.
(Balkanweb)