DURRËS

Policia ka arrestuar dy persona që protestuan ditën e djeshme me arkivol në Durrës. Disa të rinj kishin dalë për të protestuar për të disatën ditë për vrasjen e Klodian Rashës, teksa kishin gjetur një mënyrë tjetër me arkivol, flamur shqiptar mbi të dhe me parrullën ”Drejtësia ka vdekur”.

Përveç dy të arrestuarve, Policia la proceduar edhe dy të rinj të tjeë të cilët ishin pjesëmarrës. Dyshohet se një prej të arrestuarve është Artjon Bajrami, kreu i FRPD në Durrës i cili dje u ndalua pas debateve me policët që i kërkonin të ndalej protesta pasi nuk lejohesin grumbullimet.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Këta shtetas, edhe pse shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur që nuk lejohen tubimet dhe grumbullimet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kanë vijuar të protestojnë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndaluan shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi në periudha të ndryshme kohore ka kanosur shtetasin I. M., 14 vjeç, duke përfituar herë pas here shuma të ndryshme parash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. F., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka goditur një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb