TIRANË

Kryetari i PD Lulzim Basha duke folur në protestën e sotme të opozitës së bashkuar, tha se kjo është protesta më gjigande e mbajtur ndonjëherë. Ai tha se kjo është protestë opozitare kundër së keqes dhe pro vlerave europiane.

Basha u shpreh se Edi Rama dhe provokatorët e tij kishin bërë skenar të dhunshëm që protesta të degjeneronte në dhunë, mirëpo kjo gjë nuk ndiodhi dhe nuk do të ndodhë. Ai nënvizoi se opozita nuk bie pre e provokimeve të Ramës dhe se ecën bindshëm në rrugën drejt rrëzimit të kryeministrit.

Edi Rama do që kjo protestë të degjenerojë në dhunë hga provokatorët e Edi Ramës, nga veglat e tij qorre. Tani dua tiu them fare qartë se jehona e Bild, jehona e 339 tashmë në shqip, në anglisht, gjermanisht ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë,. Nuk ka burrë e grua që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë. Prandaj e vetmja mënyrë ishte skenari i turpshëm i provokimit të dhunës, dhe ku në këtë protestë më të madhen, më qytetaren, më gjiganden. Rama ik. Plani i tij dështoi me sukses të plotë. Plani për të tërhequr nga skandali që sot e dëgjon e gjithë Europa dështoi,”, tha Basha.

Lulzim Basha shtoi se organizata kriminale e Rilindjes do të varroset sonte.

Sot iu them se tik-taku pi orës së Ramës po mbaron në çdo kancelari të Europës po mbaron Rama ik. Asgjë nuk e shpëton dot Ramën nga verdikti i popullit. Gjithë bota sheh protestën më perëndimore dhe bandës më bandite që ekziston. Kjo prani oqeanike, në këtë shesh të lirisë, kujtojeni shumë shpejt sonte po vulosim vdekjen po0litike të organizatës kriminale të Rilindjes”, tha Basha.

Kreu opozitar tha se projekti i Ramës për të mbajtur zgjedhje pa opoziotën ka dështuar.

“I dështuar është edhe projekti për të mbajtur zgjedhje pa opozitën. Ne do të mbrojmë rendin kushtetues, do mbrojmë ligjashërimnë. E vërteta ëhstë në krahun tonë. E drejta është në kohën tonë. Ligji dhe Kushtetuta është në krahun tonë. Me ndihmën e Zotit, asgjë nuk na ndal në marshin drejt fitores. Largimi i sigurt i Ramës tashmë është vulosur. Në shpirtrat tanë ka shpresë dhe dëshira, ndërsa në zemrat e tyre ka krim. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Jemi garancia e vetme që mb rojmë famiilet tona, fëmijët tanë.  Hapat e fundit të kësaj beteje do na gjejë më të bashkuar se kurrë”, u shpreh Basha.

Shefi i opozitës deklaroi se mesazhi i protestës po kmumbon sot në mbarë Europën.

“Mesazhi ynë po kumbon në Europë, në Berlin, në Bruksel, në Uashington kudo. Shqipëria europiane po kumbon para syve të botës. Ndizini dritat dhe jepni mesazhin tuaj për botën që po na ndjek LIVE. Bëni të dëgtjojë Europa dhe bota. Aleatët tanë sonte e kanë konfirimuar se shqiptarët ia vlen që të bashkiohen në këtë betejë. Populli është bashkuar më shumë se kurrë kundër Rilindjes kriminale. Sonte është nata kur e gjithë Europa, kur gjithë Perëndimi e ka kuptuar se të largosh Edi Ramën është mision për të ndihmuar popullin europian të Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të jetë më e Avdylajve, e Lalëve. Dhe kriminalëve. Do ta vazhdojmë përditë qytet më qytet, fshat më fshat”, tha ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb