TIRANË

Protesta e opozitës së bashkuar ka bërë që Presidenti i Republikës Ilir Meta të ndërpresë vizitën zyrtare në Azerbajxhan. Burime nga Presidenca bënë me dije për “BalkanWeb” se Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndryshuar axhendën e tij dhe është kthyer mbrëmë në darkë nga Azerbajxhani ku ndodhej për një vizite zyrtare.
Mësohet se aktualisht Presidenti ndodhet në zyrë duke ndjekur nga afër situatën hap pas hapi.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat në një takim me operatorët turistikë. Dyert e Kryeministrisë janë salduar me llamarina ashtu si edhe mbulesa e dyerve.
Policia ka marrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen e protestës duke angazhuar 1600 trupa.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: