Mijëra nxënës shkollash në Australi dhe Zelandën e Re dolën në rrugë të premten duke nisur një ditë protestash ndërkombëtare kundër mungesës së veprimeve ndaj ndryshimeve klimatike. Organizatorët presin që në protesta të marrin pjesë më shumë se një milion të rinj. Protestuesit thanë se kanë dy kërkesa kryesore, një akt ambicioz për ndalimin përfundimtar të çlirimit të karbonit në ajër si dhe që qeveritë të deklarojnë emergjencën klimatike.

Protestuesit kërkojnë që politikanët dhe udhëheqësit e biznesit të marrin masa të shpejta për të ngadalësuar ngrohjen globale për shkak të çlirimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë, të cilat janë të dëmshme për planetin.

Protestat në mbarë botën frymëzohen nga Greta Thunberg, një aktiviste 16-vjeçare suedeze, e cila e nisi e vetme një protestë mbi klimën, jashtë parlamentit suedez në muajin gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb