FIER

Vuvuzela, pankarta të ndryshme dhe thirrjet “Rama ik” u dëgjuan për rreth 60 minuta edhe në Fier. Protestuesit thonë ndër të tjera: “S’ka zgjedhje por protestë. S’ka zgjedhje pa PD”.

Kreu i PD, Luan Baci tha se protesta ishte paqësore, por fierakët nuk kanë frikë. Ai i ftoi qytetarët të marrin në duar fatin e tyre dhe të jenë të gjithë më 11 Maj në Tiranë.

Ora 18:06- Simpatizantët dalin në rrugë në Fier

Ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, sot opozita e bashkuar ka dalë sërish në rrugë duke bllokuar nyjet kryesore të vendit.

Banorët dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe opozitës në Fier kanë nisur të mblidhen në rreth rrotullimin e qytetit për të bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.


Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi tha se banorët po mbështeten nga kreu i PD-së Fier, Luan Baçi dhe ish-deputetit Enkelejd Aliabeaj. Kreu i PD-së për qarkun e Fierit ka deklaruar se protesta e sotme është një protestë qytetare kundër mënyrës se si po qeveriset vendi.

Ata kanë marshuar dhe thirrën në kor: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Në protestë merr pjesë edhe kreu i LSI në Fier, Arben Çuko.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: