Deputetja e PD-së Andia Ulliri, në një prononcim në News 24 nga protesta e banorëve në rrugën Kashar-Thumanë, tha se rruga është një projekt i ndryshuar.

Ulliri theksoi se institucionet të reagojnë për të drejtën e banorëve për të pasur hyrje-dalje.

“Rruga është një projekt i ndryshuar. Këtu është gjaku i banorëve të Krujës. Deputetët nuk u ballafaquan me protestuesit nga Kruja, Fushë Kruja dhe Thumana. Ne kërkojmë të drejtën tonë, të kemi hyrje-dalje.

Projekti kishte dy nyje shkëmbimi, që nuk janë realizuar. Institucionet të reagojnë. Këtu jemi përballë disa shkeljeve ligjore. Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH nuk na kanë thënë se kush ka bllokuar hyrje-daljet”, tha Andia Ulliri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb