Protesta të gjera shpërthyen gjatë natës në Stamboll pas sulmit të Izraelit ndaj një kampi palestinez në Rripin e Gazës, njoftuan mediat lokale.

Shumë demonstrues u mblodhën përpara Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit në lagjen Levent në anën evropiane për të denoncuar sulmin, tha transmetuesi shtetëror TRT.

Protestuesit i kërkuan komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë dhe të ndalojë sulmet izraelite ndaj civilëve palestinezë.

Demonstrata ndodhën gjithashtu në lagjen Sariyer, ku ndodhet Konsullata e Përgjithshme e SHBA. Një pankartë që mbante mesazhin “Palestina e lirë” u shpalos dhe grupi brohoriti, “Poshtë Izraeli, bashkëpunëtor SHBA”

Një grup tjetër u mblodh në parkun Sarachane në lagjen Fatih, ku u lutën për civilët që humbën jetën.

Të paktën 40 persona u vranë të dielën në mbrëmje nga bombardimet e Izraelit ndaj tendave të palestinezëve në veriperëndim të Rafahut, qyteti më jugor i Rripit të Gazës.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb