Deputeti Luan Baçi, i ftuar në emisionin Log. të gazetarit Endri Xhafo, ka folur në lidhje me protestën e grupit parlamentar të PD që do të zhvillohet në Strasburg.

Baçi ka zbuluar detaje mbi protestën, ku tha se do të ketë takime me zyrtarë të lartë të BE, Megjithatë deputeti demokrat tha se strategjia që do të përdoret do të përpunohet.

“Do të ketë takime, do të gjendet një mënyrë që do të vendoset në momentin e fundit. Do të ketë takime me krerë të BE, do ketë dosje e pasqyrim të gjendjes.

Ditë pas dite strategjia do të ketë përpunime.
Kush ka mundësi do të shkojë. Axhenda do të bëhet publike në kohën e duhur. Grupi për herë të parë shkon i bashkuar në institucionet e BE”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb