KORÇË

Teksa protesta e opozitës pritet të nisë pasdite në orën 18:30, qytetarë dhe simpatizantë e frontit opozitar  nga rrethet janë bërë gati për të udhëtuar drejt kryeqytetit.


Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se rreth 3900 protestues nga qarku i Korçës janë nisur drejt Tiranës.


Rrugëtimi i protestuesve drejt Tiranës po kryehet me autobusë, mikrobusë dhe mjete te vogla.


Sipas burimeve të degës lokale të PD, nga qyteti i Korçës janë nisur 1500 mbështetës të selisë blu, nga Devolli 900,nga Kolonja 500 ndërsa nga Pogradeci 1000 protestues.

(n.m/BalkanWeb)