Ndërkohë që studentët vijojnë të protestojnë para Kryeministrisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ish-presidenti, Bujar Nishani shprehet se kryeministri, Edi Rama nuk ka asnjë arsyetim normal ndaj tyre.

Nishani nuk kursen as sulmet ndaj Ramës të cilin e cilëson të korruptuar dhe të degraduar.

Postimi i Bujar Nishanit

Studentët shqiptarë në protestë masive për të drejtat dhe liritë e tyre sociale dhe akademike. Kundër një Kryeministri të korruptuar i cili është kryeministri i vetëm pa një Diplomë Universitare që nga koha kur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste dhe u vendos sistemi demokratik pluralist politik.
Asnjë argument dhe arsyetim normal prej këtij kryeministri kundër kërkesave të studentëve.
Përpëlitje të dështuara të një kaste pushteti të korruptuar, të degraduar e në ikje për ta kufizuar protestën e tyre masive si përfaqësim të partive politike kundërshtare.
Një propagandë mjerane për “popullin armik”.
E qartë që studentët as kompleksohen , as përçahen e as tërhiqen nga propaganda e një njeriu që as nuk e njeh, as nuk e kupton e as i afrohet dot jetës universitare studentore.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb