Ish deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një lidhje telefonike me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 tregoi situatën që mbizotëroi sot në Shkodër. Noka tha se ishte e paprecedentë ajo që ndodhi atje, ku policët sulmuan me gaz protestuesit që po marshonin paqësisht.

Ai thotë ndër të tjera se për 20 minuta nuk ka mundur të shikojë.

“Për 20 minuta s’kam arritur të shikoj. Ndodhi një barbari e pashoqe, e kanë parë qytetarët. Ne kishim protestë paqësore, ishin zonjat në ballë të saj, kërkonim vetëm një gjë: Zbatimin e Kushtetutës. Por policë të urdhëruar politikisht përhapën terror dhe gaz ndaj qytetarëve. Janë dhjetëra të plagosur. Iu lëshuan zonjave gaz në fytyrë. Ne jemi në mbrojte të dekretit Kushtetues se zgjedhje nuk ka më 30 qershor”,- tha ai.

Më tej ndërsa komentoi tubimin e kryeministrit Rama, Flamur Noka tha se aty nuk kishte asnjë shkodran.

“Sot në atë shesh vetëm shkodranë nuk kishte. 200 autobusë kanë ardhur për të bërë mitingun”,- vijoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb