Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, deklaroi se tubimi në fjalë është pa dallim partiak.

Ai tha se të gjithë abuzuesit për inceneratorin e Tiranës do të dalin para drejtësisë.

“Kjo protestë bëhet pa dallim partiak. Është e thirrur nga opozita për të gjithë shqiptarët. Të dashur miq, çfarë ka ndodhur javën e fundit. Garantojmë SPAK-un se ato para që nuk po i gjen dot SPAK-u, do i gjejë grupi i ekspertëve që ka gjetur PD. Do të rreshtohemi kundër hajdutëve dhe banditëve.

Veliaj ka kaluar nga skema 5 D, në skemën 7 D. Kanë hapur një kompani në Bullgari 7 S, 7 specialistët. Kushdo që mbron kryehajdutin Veliaj do të përfundojë pas hekurave. Ky qytet është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave. Nuk do të tërhiqemi pa e çuar Erion Veliajn para drejtësisë.”, tha Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb