Po mbahet protesta e thirrur nga Aleanca për Teatrin para Bashkisë Tiranë. Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, u shpreh se drejtësia në vend është në shërbim të pushtetit, dhe jo të qytetarëve.

Ai u shpreh se Prokuroria e Posaçme, në vend që të arrestojë kriminelët, u “pastron atyre njollat e krimit”.

“Po të kishte drejtësi Veliaj do ishte në burg dhe qytetarët në vendin e tyre. Këtu protestohet se nuk ka drejtësi, se kemi një institucion që shërben si pastrim kimik, për çdo trafikant e kriminel të pushtetit, siç është SPAK që në vend t’i arrestoje i pastron nga njollat e krimit. 85 përqind të çështjeve mes shtetit e qytetarëve, sot i fiton shteti. Drejtësia është në funksion të pushtetit. Asnjë pushtetar i korruptuar nuk do t’i shpëtojë opozitës”, tha mes të tjerash ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb