TIRANE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak para protestës së paralajmëruar para Kuvendit ka mbërritur në selinë  e PD-së. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se Basha pritet të dalë nga godina e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve.

Protestuesit pritet të përdorin të njëjtën parullë ashtu si më 16 shkurt “Rama ik”. Pak para futjes brenda në selinë blu, Basha është përshëndetur me demonstruesit.

Basha Mberrin Ne Seline Blu
Basha Mberrin Ne Seline Blu

“Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve.”- tha Basha, një ditë më parë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb