Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka reaguar përmes në statusi në facebook, lidhur me protestën e opozitës së bashkuar një ditë më parë para Parlamentit. “Më në fund edhe Shqipëria do të ketë Pranverën e saj.” –shkruan Kadilli në facebook, ndërsa shton se qytetaret opozitare sot po shkruajnë historinë e tyre me guxim.

“Opozita po udhëheq një rrugë që mbase do të jetë e vështirë, por në fund të saj, Shqipëria do të jetë më e lirë, më demokratike, më europiane, më perëndimore. Kjo është Pranvera shqiptare.” Thekson ndër të tjera Kadilli.

Postimi i Plotë:

Më në fund edhe Shqipëria do të ketë Pranverën e saj.

Qytetaret opozitare sot po shkruajnë historinë e tyre me guxim.

Opozita po udhëheq një rrugë që mbase do të jetë e vështirë, por në fund të saj, Shqipëria do të jetë më e lirë, më demokratike, më europiane, më perëndimore.

Kjo është Pranvera shqiptare

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb