Pak minuta para nisjes së protestës, kanë dalë edhe shifrat e para të pejsëmarrësve nga opozita. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 65 mijë qytetarë. Ata do të marrin pjesë në protestën përpara kryeministrisë, e cila do të nisë në orën 19:00.

Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 majit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës.

Njësoj si që nga 16 shkurti, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Qarku Durrës – 9850 qytetarë
Qarku Kukës – 4100 qytetarë
Qarku Shkodër – 9600 qytetarë
Qarku Dibër – 3550 qytetarë
Qarku Lezhë – 7400 qytetarë

Qarku Korçë – 4600 qytetarë
Qarku Berat – 3050 qytetarë
Qarku Fier – 5800 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë
Qarku Elbasan – 8200 qytetarë
Qarku Vlorë – 5250 qytetarë

Protesta pritet të nisë zyrtarisht rreth orës 19.15-19.30 dhe folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb