Policia ka njoftuar planin e masave që do të merren për mbarëvajtjen e protestës së 29 tetorit, të organizuar nga Partia Demokratike.
Në një mbledhje të zhvilluar në selinë blu me drejtuesit demokratë në qarqe, u vendos që mosbindja civile të mos përqendrohet vetëm në Tiranë, siç ndodhi në protestën e fundit, por të bllokohen disa nga rrethrrotullimet kryesore në vend.
Kjo është bërë edhe shkak që blutë të marrin masa që policia Rrugore të dislokohet në këto rrethrrotullime.
Policia gjithashtu ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale.
Njoftimi:
30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:
* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
* Rrethrrotullimi Milot
* Rrethrrotullimi Shkozet
* Rrethrrotullimi Bradashesh
* Rrethrrotullimi Rrogozhinë
* Rrethrrotullimi Levan
Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Policia ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale