TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë apel sot qytetarëve të saj që jetojnë në kryeqytet që të kenë kujdes gjatë protestës që do të zhvillohet nesër kundër ligjit të mbetjeve.

Ambasada bënë me dije se nuk disponojnë informacion nëse ka rrezik specifik, por qytetarët amerikane duhet të tregohen vigjilentë. Në njoftim e publikuar vihet re fakti se organizmin e kësaj proteste ambasada ia ngarkon opozitës. Ndërkohë, që sipërmarrjen për këtë protestë e ka marrë shoqëria civile, ndërsa PD-ja ka deklaruar se do t’i bashkohet tubimit.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00.”, citohet në njoftim, ndërsa mbështet iniciativën e qeverisë për miratimin e ligjit, pasi thekson se janë mbetje jo të rrezikshme.

Parashikohet që nesër rreth orës 11:00 do të nis protesta, në shenjë kundërshtie për ligjin e mbetjeve, i miratuar pak ditë më parë në Kuvend.

DEKLARATA E AMBASADËS SË SHBA-VE
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë informon qytetarët amerikanë që partia e opozitës do të organizojë një demonstratë kundër importit të mbetjeve –jo të dëmshme në Shqipëri. Protesta do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00. Protestuesit do të mblidhen në qendër, afër Tajvanit, përkrah Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe do të ecin drejt zyrës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe manifestuesish është parashikuar të bllokojë trafikun dhe rrugët. Parashikohet dhe një prani e madhe e forcave policore. Ambasada nuk është në dijeni të kërcënimeve të mundshme kundër qytetarëve amerikanë. Gjithsesi, qytetarët amerikanë duhet të jenë të vëmendshëm dhe të evitojnë tubime të tilla. Qytetarët amerikanë duhet të ndjekin mediat për të programuar lëvizjet e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: