Ashtu si në shumë rrethe, edhe demokratët e Kukësit kanë vendosur të presin me protesta kryeministrin Rama. “BalkanWeb” ka siguruar video dhe prononcim të disa prej protestuesve të cilët shprehen se janë të vendosur të mos e lejojnë kryeministrin të hyjë në Kukës.

Ata kanë bllokuar rrugën në afërsi të Drinit të Zi me qëllim që të mos kalojë Rama.

“I ka varfëruar kuksianët, ne jemi në të drejtën e Zotit të protestojmë. Këtu kanë dalë qytetarët. Jemi të vendosur të mos hyjë në Kukës, se na ka përçudnuar. Ne i kemi njerëzit në burg, për shkak të atij trau që vendosën në rrugë e Kombit”,- shprehen protestuesit.

Ndërkohë sipas Partisë Demokratike, kryeministri pritet të shkojë me helikopter për shkak të rrugëve të zëna nga qytetarët.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: