Koordinatori i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar nga protesta e zhvilluar para Kryeministrisë për vrasjen e Egli Progës se kjo ngjarje e rëndë “nesër mund t’i ndodhë secilit”.

Lapaj u shpreh se raste të tilla e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku të gjithë duan të largohen.

“Nesër mund t’i ndodhë secilit prej nesh. Kjo e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku secili do të ikë. Kjo duhet të ndryshojë me bashkim e reagim. Nga reagimi juaj, version i parë ku Eglin e pretenduan si një pijanec që vdiq rastësisht ra poshtë. Prokurorja u tërhoq. Është koha e drejtësisë dhe nuk duhet ta lëmë. Mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira por nuk mund të falen të rriturit që kanë frikë nga drita”, u shpreh Lapaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb