Diplomati Besnik Mustafaj, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa në News24 ka komentuar protestën përpara Bashkisë së Tiranës.
Mustafaj tha se protestën e sheh si pakënaqësi të qytetarëve ndaj korrupsionit. Ai shtoi se në Europë bëhen protesta edhe më të dhunshme, duke shtuar se molotovët nuk rrezikuan jetën e policëve.
“Protesta është në stilin e protestave që ka bërë PD gjatë viteve. Është një protestë ku qytetarët treguan zemërim. Molotovët u hodhën në shenjë simboli, nuk u vu në rrezik jeta e ndonjë polici.
Në Europë ndodhin protesta të tilla, madje më të forta. Kush e quan protestën të dhunshme është spekullim. Ata që protestojnë besojnë se do të kenë ndikim mbi SPAK që të nisë hetimet ndaj Veliajt”, deklaroi Mustafaj.
(Balkanweb)