TIRANË

Policia e Shtetit ka nisur arrestimet e protestuesve të opozitës së bashkuar, protestë e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se deri tani janë arrestuar 50 protestues, ndërsa 40 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Sipas burimeve policore, të arrestuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë dhe kanë prishur qetësinë publike në protestën e katërt kombëtare që zhvilloi opozita një ditë më parë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb