TIRANË

Pas njoftimit dhe ftesës për dialog të kreut të qeverisë drejtuar studentëve, ky i fundit ka reaguar sërish duke treguar se nuk ka kërkuar negociata, por dialog me ta.

Këtë reagim shefi i qeverisë e ka shpërndarë në rrjetin social “Twitter” teksa shprehet se frikën për dialog e ka parë vetëm tek politikanët, të cilat sipas tij sot po përpiqen të nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart.

Gjithashtu kryeministri Rama shtron edhe një pyetje duke hedhur dyshime se studentët po pengohen  me megafon për të marrë pjesë në  dialog për kërkesat që ata kanë adresuar.

“Negociata??Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart?Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?, shkruan Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: