Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar në “Facebook” në lidhje me protestën e sotme.

Xhaçka shprehet se ata që ishin sot në protestë ishin grup i vogël dhunuesish që nuk duan Shqipërinë në Europë.

Statusi i Xhaçkës:

Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion.

Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë.

Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës ????. Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb