Ish-deputetja, Rudina Hajdari i është bashkuar protestës së opozitës. Në një intervistë për gazetarin Ergys Gjençaj, ajo tha se opozita duhet të jetë në shesh dhe të kthehet në mburojë të qytetarëve.

Gjithashtu theksoi se kryeministri Edi Rama duhet t’i japë llogari shqiptarëve lidhur me çështjen McGonigal.

“Opozita e ka pasur të qartë mesazhin që nga fillimi. Të gjithë zyrtarët që kanë shkuar në burg për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama. Sot jemi për të ngritur zërin për çështjen McGonigal. Rama ka shpërdoruar postin e tij. Kjo histori nuk ka mbaruar ende. Rama i detyrohet popullit shqiptar, jo vetëm opozitës për këtë mega-skandal që tashmë ka marrë një famë ndërkombëtare. Opozita duhet në këtë shesh të kthehet në mburojë për të gjitha ata që i ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri”, tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb