TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë pas protestës së pestë kombëtare të frontit opozitar ka “shigjetuar” kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa i akuzon ata për përdorim të lëndëve toksike mbi qytetarët.

Ai shprehet në llogarinë e tij në “Facebook” se kryeministri dhe ministri kanë shkelur konventat ndërkombëtare dhe meritojnë çdo ndëshkim, ndërsa bën thirrje për t’i shporrur nga pushteti.

“Edvin Krimi dhe Vasal Kimiku, qe perdorin lende toksike luftarake per helmim kolektiv te qytetareve, shkelin konventat nderkombetare dhe meritojne çdo ndeshkim. Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat! Fitore! sb”, shkruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb