Mesazhet e dhëna sot në protestën për vrasjen e Marton Canit, 14-vjeçari që humbi jetën vetëm pak ditë më parë pasi u sulmua nga një bashkëmoshatar tronditën opinionin.

Ishte mesazhi i prindërve të tij dhe situata e krijuar me pjesëmarrjen e tezes të të ndjerit në protestë, e cila më pas humbi dhe ndjenjat, ato që rrëqethën opinionin publik

Aktori Hervin Çuli, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” u shpreh se ishte sot pjesë e protestës, e cila sipas tij u bë pis nga mesazhe politike të folësve në fund.

Ai u shpreh se bija e tij ishte shoqe klase me viktimën, duke theksuar tronditjen e saj dhe të shokëve të klasës së Martinit.

“Isha i pranishëm në një pjesë të protestës, kur degjeneroi në mesazhe politike u largova. Mendoj se ka ardhur koha për protesta masive paqësore, nuk ka nevojë të jepen mesazhe politike.
Vajza ime shoqe klase me Martinin. Momentet e para kur erdhi në shtëpi nuk e kuptova, nuk e dinte që kishte ndërruar jetë, ishte e tronditur dhe tha një shokun tim e kanë goditur. Nuk ia vara shumë por më vonë kuptova që kisha bërë gabim dhe kuptova tronditjen e saj dhe shokëve të saj. Kuptova sa shumë e donin atë djalë.
Të jesh prind qenka gjë e vështirë, diçka tjetër nga ajo që mendojmë ne në thjeshtësinë e përditshme.
Është e vështir të jesh sot prind në botë, aq më tepër në Shqipëri.
Protesta sot u bë pis nga ata që folën e dhanë mesazhe politike”, tha ai.

Çuli tregon edhe momentin ku ka nisur konflikti, të cilën ia ka rrëfyer e bija.

Sot më rrëfeu se gjithçka ka ndodhur për një shikim. Viktima ka qenë tek dera e shkollës, ia ka rrëfyer vetë vajzës. Autori ka qenë në një lokal, kanë parë në sy, Martini i ka thënë që e kishte inatin me një ndeshje të humbur një ditë më parë dhe ka sharë nën dhëmbë por nuk e ka pasur me autorin. Aty pastaj janë konfliktuar. Të hënën Martini më pas ka shkuar në klasë dhe e ka diskutuar me shokët por askush nuk e ka pritur që situata të shkojë deri këtu. Ka pasur drogim ose paramendim, që mendoj se paramendimi është më i frikshëm”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb