TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh zëdhënëse e qeverisë, ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me protestën e opozitës së bashkuar.

“Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rrjesht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë!“- shkruan Spiropali në twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb