Studentët e universitetit të Shkodrës që janë në protestë kanë paraqitur 10 kërkesa për rektoratin dhe kërkojnë plotësimin e tyre ose në të kundërt protesta dhe ngujimi i tyre nuk do të ndalet.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se aktualisht në rektorat po zhvillohet një mbledhje e senatit të universitetit për shqyrtimin e të gjitha pikave.

Ndërkaq, rektori Bekteshi ka shfaqur shqetësimin për mungesën e studentëve në auditorë. “Unë kam bërë kërkesa për ta zbutur pjesëmarrjen me 50% por ama ulja në 25% është e tepërt”,- thotë ai.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb