Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se të burgosurit në burgun 302 janë ngritur në protestë kundër kushteve nëpër qeli.


Berisha nënvizon se qelitë janë kthyer në ferre, që kur Rama ka ardhur në pushtet.


Postimi i Sali Berishës:


Greve urie e te paraburgosurve ne burgun ne 302!

Burgjet e narkoshtetit shqiptar burgje ferri!

Vrasje mizore te servirura si suicide, tortura shtazore, lenie pa mjekim dhe vdekje nga semundje te pamjekuara, kjo eshte gjendja katastrofale ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Kristaq Mafise.

Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te narkoshtetit shqiptar dhe te konsiderojne ndershikimn sipas nenit 4 te Konventes se OKB Kunder Tortures te rregjimit te kakistokrasise te Edvin Kristaq Mafise.

Lexoni me poshte raportimin e mediave per greven e urise te te paraburgosurve ne burgun 302. sb

Të gjithë të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr. 302, “Mine Peza”, Tiranë që prej ditës së sotme në orën 12.00, kanë hyrë në grevë urie pa afat.

Qëllimi i grevës së urisë sipas tyre, është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore dhe plotësimi i kushteve të vendosura në letrën publike drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores së Përgjithshme dhe Përfaqësive të Huaja në Republikën e Shqipërisë.

Të burgosurit kanë 8 kërkesa që kërkojnë t’u plotësohen, duke nisur nga ajrimi si në të gjitha institucionet e tjera penitenciare (IEVP) në Shqipëri.

takime shtesë me familjarët për raste gëzimi ose hidhërimi, aktivitete kulturore-sportive apo dhe përmirësim i cilësisë së ushqimit. Gjithashtu ata kërkojnë edhe një rishikim të sistemi 41-bis, duke u shprehur se ka filluar represioni psikologjik.

Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit e burgut 302 hyjnë në grevë urie. Dhe në mars të këtij viti ata kundërshtuan cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë.

LETRA E PLOTË

Të nderuar në respekt të detyrës tuaj në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë. Ju drejtohemi ju si organet më të larta ligjzbatuese në vendin tonë, duke parë që po na shkelen të drejtat më themelore të njeriut në të gjitha institucionet penitenciare (IEVP) në Shqipëri.

Të nderuar: Dëgjojmë me vëmendje çdo ditë të artikulohet reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj dhe nuk po kuptojmë se si do të zbatohet kjo reformë në kushtet aktuale?? Ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Thuhet se do të përmirësohet profesionalizmi në hetim dhe në gjykim. Kur sot në vitin 2019 gjykata merr vendime në bazë të bindjes juridike dhe me indicie përgjimesh pa kurrfarë fakti. Nuk e kuptojmë pse me dy standarde Kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë artikulojnë se nuk mund të dënosh me përgjime dhe pa fakte kurse ne na gjykojnë pa fakte dhe me përgjime të turpshme, si dhe duke qenë të paaftë profesionalisht kanë nxjerrë termin “Organizate kriminale”.

Thonë se ka vakum ligjor nuk ka institucione dhe i shkelin ligjet me të dy këmbët, i thyejnë afatet ligjore pa kriter, na mbajnë në burg dhe nuk japin asnjë shpjegim. Simboli i drejtësisë Peshorja e famshme ka vite që anon në një krahë, atë të organit të akuzës, ndërsa mbrojtja thonë: Nuk e dimë çfarë po bëhet?! Me të drejtë pyesim çfarë po bëhet me ne?? Thonë që kemi presion politik dhe nga ndërkombëtarët, si dhe dizinformojnë edhe mediat. Ka filluar represioni psikologjik duke na ofruar ligjin e institucioneve të drejtësisë italiane, atë të 41/Bis.

Të nderuar zonja dhe zotërinj ky ligj ka specifikën e ligjit dhe aplikohet për “organizata mafioze”. Pyetja është: A ka organizata mafioze në Shqipëri?

(d.xh/Balkanweb)