TIRANE

Analisti Fatos Lubonja e cilësoi kryeministrin Edi Rama grabitësin e vërtetë të pronave tek Unaza e Re. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Lubonja tha se policia, prokuroria dhe parlamenti janë një bandë e përbashkët.

“Thelbi i çështjes është policia, prokuroria parlamenti, janë një bandë e përbashkët për të grabitur njerëzit.

Kryeministri del e thotë se këta njerëz kanë grabitur tokat por e vërteta është se i kanë blerë me lekë, është ky ai që po grabit pronat. Kryeministri i quan banorët grabitës por në të vërtetë është ai.”-Tha Lubonja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: