Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Lulzim Basha dhe partia e “fake-news” që gënjyen banorët e Astirit për muaj me radhë nuk ka turp të abuzojnë edhe kur bëhet fjalë për jetën e një njeriu.

Përmes një postimi be facebook, Balla thekson se qeveria dhe Ministria e Transporteve mundësuan projektimin dhe financimin e një projekti të ri të Unazës. Sipas Ballës, Policia e Shtetit rikonfirmoi sot profesionalizmin në situata kur politika e mbrapshtë frymëzon anti-shtetin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lulezim Basha dhe partia e “fake-news” që gënjyen banorët e Astirit për muaj me radhë, nuk kanë turp edhe kur bëhet fjalë për jetën e një njeriu.

E vërteta e Astirit është: Qeveria dhe Ministria e Transporteve mundësuan projektimin dhe financimin e një projekti të ri të Unazës. Qeveria siguroi dëshpërblimet për këdo që i takon me ligj dhe aq sa i përcakton po ligji dhe Inspektoriati i Ndërtimit bëri njoftimet në kohë. Bashkia si njësi vendore përfituese e këtij projekti madhor mundësoi zgjidhje për të gjithë banorët që bashkëpunuan për zhvillimin urban të zonës dhe ka planifikuar ndërtimin e të gjitha rrugëve dytësore. Policia e Shtetit rikonfirmoi sot profesionalizmin në situata kur politika e mbrapshtë frymëzon anti-shtetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb