TIRANE

Protesta e opozitës e organizuar sot para Kuvendit pavarësisht se ishte e qetë dhe pa përplasje u shoqërua me flakë tym dhe djegie gomash.

Menjëherë pas largimit të demostruesve dhe marshimit të tyre drejt KQZ-së, Policia e Shtetit ka rrethuar vendin e protestës, duke e trajtuar si një skenë krimi.

Siç duket nga video e siguruar nga ‘BalkanWeb’, policia ka rrethuar vendin para Kuvendin, ku edhe u dogjën gomat.

Nuk dihet nëse në këtë protestë do ketë shoqërime apo edhe arrestime si në protestat e tjera.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb